Perëndimi bojkoton Ditën e Fitores në Moskë

Postuar në 09 Maj, 2023 12:35

Rusia ka celebruar sot 78 vjetorin e fitores mbi nazizmin përmes paradës tradiconale në Sheshin e Kuq në Moskë. Presidenti i vendit, Vladimir Putin ka qenë i pranishëm në ceremoni shoqëruar nga drejtues të disa vendeve si Kazakistani, Bjellorusia, Turkmenia, Uzbekistani dhe Armenia. Europa dhe Perëndimi ka qenë i papërfaqësuar në këtë ceremoni që ngrihet edhe mbi aleancën antifashiste ku aderonte edeh SHBA me Britaninë e Madhe. Putin ka cilësuar në fjalën e vet pasojat e ideologjive të superioritetit dhe vetëperceptimeve përjashtimore, që diktojnë zhvillime tragjike në botë.

Ne besojmë se çdo ideologji e superioritetit është në brendinë e vet e pështirë, kriminale dhe vdekjeprurëese. Elitat perëndimore vijojnë edhe sot të flasin për ekskluzivitetin e tyre, vendosin njerëzit kundër njëri-tjetrit dhe përçajnë shoqërinë, provokojnë konflikte dhe grushte shteti, kultivojnë urrejtjen, rusofobinë, nacionalizmin agresiv, shkatërrojnë vlerat tradicionale, familjare që e bëjnë njeriun njeri

është shprehur ndër të tjera Putin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.