Informacionet tona sekrete kanë rrjedhur. Mos i publikoni!

Postuar në 16 Prill, 2023 15:50

Njoftimi më poshtë vjen nga Autoriteti i Medias Audiovizive:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në  rrjetin Telegram, në  kanalin e publikimit të  Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.

AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët.

Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve

Siç shihet apeli i AMA flet për përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e informacioneve të tilla. Tani, cilat krietere profesionale sugjerojnë që shkresa të institucioneve që kanë interes publik të mos përhapen apo transmetohen? 

Ta zëmë në shkresat e AKSIK-ut gjenden ankesat e disa subjeketeve të caktuara, pjesë e Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë të cilëve u është revokuar viza nga ambasada amerikane. Cili kriter profesional e ndalon publikimin e një të dhëne të tillë, kur e dimë që vendimet dhe shkresat e ambasadës amerikane vlejnë më shumë se Bibla në këto anë?

Nga ana tjetër, AMA u kërkon vetëm OSHMA-ve, pra televizioneve që të mos transmetojnë materiale të tilla, pra jo mediave online, ndërkohë që Autoriteti në fjalë nuk ka thënë asgjë për rrjedhjen e komunikimeve të veta në Telegram.

Comments

Submitted by Mirush (not verified) on

Me nje gomarllek me oke "Autoriteti ..." u kerkon mediave te mos botojne nje dicka qe eshte e botuar tashme. Dmth mos bej copy/paste. Pse? Sepse prek interesat e "Autoritetit". Po ne rast se nuk i prek? Beni copy paste sa te duash. 800, 900 gazeta te perditshme kopjojne nga njera tjetra lajme te verteta e te genjeshterta. Autoriteti nuk can koken

Submitted by emri (not verified) on

po c'autoritet ziu, keta kane autoritet njesoj me postierin e lagjes ...
niveli i detajeve per pjesen me te madhe te punojesve shqiptare ne NATO, qe duhet te ishin sekrete, tregon se sa thelle ka depertuar sulmi iranian, dhe sa biznes tip bananeje ben dhe ky "autoritete" si dhe kusuri i republikes se bananes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.