dsik
Rastet "Zeneli&Beci"/Vetting me një revokim vize nga SHBA
Në morinë e dokumentacionit të hakeruar ndaj Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar - i cili ka vazhduar edhe sot me rreth 10GB material - figuron edhe një korrespondencë e dy subjekteve të rivlerësimit, ish-gjyqtarit Artan Zeneli dhe ish-prokurorit Eugen Beci. Për të dy subjektet fuguron komunikimi për revokimin e vizës amerikane çka shënon një moment penaliteti në dritën e procesit të vettingut dhe mënyrës sesi elementë të tillë interferuan në karrierën e njërit apo tjetrit.
Informacionet tona sekrete kanë rrjedhur. Mos i publikoni!
Njoftimi më poshtë vjen nga Autoriteti i Medias Audiovizive:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në rrjetin Telegram, në kanalin e publikimit të Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.
Agresioni iranian/Zbardhet 5GB dokumentacion i DSIK
Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot materiale të brendshme dhe jo vetëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifkuar. Në rrjedhën e hakerimit të sistemeve shtetërore ky përfaqëson ndoshta më kuriozin për shkak se në një seri shkresash vihet në dukje nevoja për marrje masash për sigurimin e informacionit në institucione, fizik dhe online, instalimi i sistemeve të reja, inspektimet e kështu me radhë. Ja p.sh një pjesë standard: