Protesta në Tbilisi kundër ligjit për regjistrimin e OJF-ve
Një projektiligj i miratuar së fundmi në parlamentin gjeorgjian ka provokuar ato që po marketohen si protesta por-europiane. Mediat në Perëndim kanë vënë në dukje se presidentja e vendit, franko-gjeorgjania, Salome Zourabichvili, e ka cilësua ligjin si të diktuar nga Rusia pasi sipas tij, çdo organizatë që financohet me më shumë se 20% nga fondet të huaja të regjistrohet si “agjent i huaj”, ose do të përballet me gjobë.
Për kritikët e draftit ai i shëmbëllen ligjeve të kaluara në Rusi dhe sipas presidentes, që ndodhet për një vizitë në SHBA, ai “nuk ka mbirë nga hiçi”. Në videot e shpërndara shihen protestues që përballen me policinë në Tbilisi, ndërkohë që kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, e ka cilësuar draftin si në kundërvënie me legjislacionin dhe standardet e BE-së.
Gjeorgjia ka aplikuar në muajin mars për anëtarësim në BE dhe asaj i kërkohen reformat përkatëse. Ajo përfaqëson një pikë nevralgjike në Kaukaz dhe Detin e Zi, sidomos për mënyrën sesi e interpreton sigurinë Rusia që në vitin 2008 ndërmori invadimin ushtarak duke kijuar dy republika, atë të Osetisë dhe të Abkhazisë.
Add new comment