ojf
Protesta në Tbilisi kundër ligjit për regjistrimin e OJF-ve
Një projektiligj i miratuar së fundmi në parlamentin gjeorgjian ka provokuar ato që po marketohen si protesta por-europiane. Mediat në Perëndim kanë vënë në dukje se presidentja e vendit, franko-gjeorgjania, Salome Zourabichvili, e ka cilësua ligjin si të diktuar nga Rusia pasi sipas tij, çdo organizatë që financohet me më shumë se 20% nga fondet të huaja të regjistrohet si “agjent i huaj”, ose do të përballet me gjobë.
Në mungesë të opozitës/Qeveria dorëzon menaxhimin e fondeve. Bashkëpërgjegjësi me OJF
A ka një përgjigje reale se përse duhet një Komitet i Rindërtimit? Pse duhet një strukturë e ndërthurur mes qeverisë dhe aktorëve jashtë saj për të mbledhur dhe menaxhuar fondet për lehtësimin e pasojave të tërmetit? Gazetari Marin Mema që është pjesë e këtij komiteti foli disa herë për transparencën e fondeve. Kreu i një fondacioni, Arbër Hajdari, po ashtu ka folur për transparencën. Elvis Naçi, bamirës, imam dhe një lloj ylli televiziv i besimtarëve myslimanë shqiptarë ra dakord me kryeministrin se paratë duhet të kanalizohen në një drejtim.
Mediat nën shënjestër ekonomike të qeverisë
Carlo Bollino shkruan sot në gazetën e tij, “shqiptarja.com” për një vendim të marrë në gusht të këtij viti që sanksionon të drejtën që u njihet katër OJF në vjeljen e taksave për të drejtat e autorit. Sipas Bollinos që sjell në shkrim edhe tekstin e vendimit dhe faksimilen përkatëse, vendimi godet mediat, por edhe autorët, të cilëve u hiqet e drejta e negociimit me mediat për çdo prodhim të vetin. Më interesante akoma, këto OJF do të vjelin 1-4 përqind të reklamave për t’ua dhënë autorëve ndërkohë që 30 përqind të kësaj takse do ta mbajnë vetë si komision për punën e tyre të çmuar.