Serbia nuk mund të ecë para pa BE-në, kush thotë të kundërtën gënjen!
Bashkimi Europian do të ndihmojë me 165 milionë euro Serbinë në sektorin e energjisë, një marrëveshje e cila është shfytëzuar nga presidenti serb, Vuçiç për të përcjellë mesazhe politike.
Dua që populli të dijë se Serbia është shumë e varuru nga BE-ja dhe se Serbia vështirë se mund të ecë para pa BE-në, në mos fare. Ata që prezantojnë mundësinë e alternativave të tjera më të mirë dhe të sigurta nuk thonë të vërtetën
ka thënë ai.
Vuçiç ka vënë në dukje se paketa e BE-së për energjinë në Ballkanin Perëndimor arrin në 1 miliardë euro dhe ka shtuar se interesi i përgjithshëm e kërkon që anëtarësimi në BE të përshpejtohet.
Add new comment