Erdogan jep shifra: Suedia dhe Finlanda duhet të ekstradojnë 130 persona nëse duan të hyjnë në NATO

Postuar në 16 Janar, 2023 15:53

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda duhet të dorëzojë 130 shtetas turq të cilët ai i quan terroristë, nëse duan që të hyjnë në NATO.

Së pari dhe mbi të gjitha, ata duhet të ekstradojnë rreth 130 terroristë në mënyrë që kërkesa e tyre të kalojë në Parlamentin tonë; për fat të keq ata nuk e kanë bërë këtë gjë ende

është shprehur Erdogan në një takim me të rinj.

Kërkesa është direkte dhe lidhet me strehimin në të dyja vendet të aktivistëve të lëvizjes FETO që sipas Ankarasë është terroriste. Çështja është shndërruar në mjet presioni nga Turqia për një kërkesë që në Perëndim konsiderohet strategjike, pasi aderimi në NATO i dy vendeve nordike do mbyllte rrugën veriore të Rusisë që humbet kështu nga neutralieti i gjatë i tyre.

Nga ana e vet pala finlandeze pretendon se nuk ka një listë konkrete nga Ankaraja të personave që duhet të ekstradojë, ndërkohë që Hungaria, një tjetër vend anëtar që nuk ka ratifikuar ende hyrjen e dy vendeve në Aleancë, ka njoftuar se do ta bëjë një gjë të tillë në fillim të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.