Bolsonaro tenton “6 janarin” e vet në Brazil
Në mediat sociale janë përcjellë pamje të përplasjeve mes mbështetësve të ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro dhe policisë.
Turma njerëzish - 3000 sipas nurimeve lokale + kanë mësyrë Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që janë regjistruar lëvizje njerëzish pranë pallatit presidencial, Planalto dhe Gjykatës së Lartë. Protesta është parë si një lloj imitimi i 6 janarit në ShBA.
Mediat e ndryshme vënë në dukje faktin se protestuesit nuk pranojnë fitoren elektorale të socialistit Luis Inacio Lula, ndërkohë që Bolsonaro la vendin 48 orë para përfundimit të mandatit, duke shprehur kontestime për rezultatin. Ai tani ndodhet në Florida të ShBA-ve.
Add new comment