Mide spanjolle për Kosovën: Nuk është shtet, por territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie
Spanja nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Mediat në rajon citojnë sekretarin spanjoll për BE-në, Pascal Navarro, që ka sqaruar se qëndrimi në fjalë lidhet me faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, normalisht kërkohet opinioni I Komisionit Europian, mandej të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshem dhe mandej vendimi final në KE.
Qeveria nuk do ta mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Kosova nuk është një shtet, por një territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie
citohet ai.
Qëndrimi tejkalon problemin e brendshëm të Spanjës për Katalonjën dhe duket se dërgon mesazhe të një kundërvënieje të hapur ndaj shtetësisë së Kosovës. Kjo pasi Navarro nuk sqaron sesi në praktikën ndërkombëtare vendosen marrëdhënie me një territor që nuk e përkufizon veten si entitet.
Add new comment