Zbulohet qëllimi i strukturave gjigande të Neolitit: Kurthe për kafshët migratore

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 20:01

Një ekip kërkuesish nga Franca dhe Australia duket se kanë një përgjigje përfundimtare për strukturat gjigande të gurit në Lindjen e Mesme, që datojë nga epoka e Neolitit. Të mbiquajtura “balona” për shkak të iluzionit që japin kur shihen nga lart dhe të pikasura së pari në vitet ’20 të shekullit të kaluar, strukturat në fjalë që janë me forma të ndryshme nga V, në rreth apo gjysmërreth, janë interpretuar në disa drejtime sa i përket qëllimit dhe funksionit për të cilin u krijuan. Është hedhur hipoteza fetare, ose pikë takimi, mirëpo duket se synimi i tyre ishte më utilitar. Sipas një punimi të publikuar së fundmi me autorë Rémy Crassard, Rebecca Repper dhe Olivier Barge rezulton se këto struktura ishin në fakt kurthe gjigande për kafshët migratore.

Ndërtimi i tyre shënon një ndryshim të thellë në strategjinë e mbijetesës njerëzore

citohen kërkuesit.

Muret e ulëta të gurit u ngritën për të kontrolluar lëvizjen e kafshëve drejt një hapësire të mbyllur që mund të konsistonte në hektarë. Pas kanaleve të gurit në pikën mbyllëse kishte një mur 2-2.5 m të lartë pas të cilit ishte një gropë. Supozohet se kapërcimi i saj sillte vdekjen e kafshëve që të vëna në tufë. Janë identifikuar 207 mega-kurthe të panjohur më parë në veriperëndim të Arabisë Saudite duke çuar në total numrin e tyre në 6 500.

Strukturat më të vjetra janë identifikuar se datojnë 10 000 – 9 000 vjet më parë dhe më të rejat në rajonin e Nefud, 7 000 – 4 000 vjet më parë në tranzicionin mes Gurit të Vjetër dhe epokës së Bronzit. Në disa zona janë gjetur zinxhir strukturash që shkojnë në gjatësi 60 km në mënyrë që kafshët që shpëtonin nga kurthi i parë të binin në të dytin, një zgjidhje praktike për ushqim masiv të njerëzve.

Pyetja mbetet se pse u ndërtuan kurthe të tilla pasi kishte nisur domestikimi i kafshëve që sot quhen shtëpiake? Një ide është se kurthe të tilla shenjonin një kufi, një të drejtë pronësie, që implikon ndryshime shumë të rëndësishme sociale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.