Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore
Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.
Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.
Lajme të tilla mbështeten në faktin se Polonia ka miratuar së fundmi një ligj që u lejon trupave të veta të sigurisë të përdoren në territor ukrainas, por edhe për faktin se imperializmi polak apo ekspansionizmi, janë tema që ngjisin kollaj në rajonin e Europës Qendrore.
Add new comment