Dështon takimi i Brukselit. Borrell: Kurti refuzoi marrëveshjen. Vuçiç: Pranuam tekstin të ndryshuar 10 herë

Postuar në 21 Nëntor, 2022 20:03

Takimi i Brukselit ka rezulultuar një dështim spektakolar. Për të gjithë. Të paktën për diplomacinë publike. Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se pala serbe pranoi propozimet, por pala shqiptare jo. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas takimit se Borrell kishte hequr dorë nga kërkesa për normalizim të marrëdhënieve që është detyrim të marrëveshjeve të mëparëshme, duke lënë të kuptohet se pala e Kosovës në atë takim është ndjerë e futur në kurth të një kombinimi. Nga ana tjetër, presidenti serb. Aleksander Vuçiç është shprehur se për arsye që atij i janë të panjohura, nuk është arritur aboslutisht asnjë marrëveshje, ndonëse siç u shpreh ai:

Teksti që ne pranuam u ndryshua 10 herë

Dështimin në fjalë, Vuçiç e ka cilësuar si mundësi që gjithë bota të shohë se kush është konstruktiv dhe kush jo, çka lë të kuptohet se për Beogradin, Kurti as ka patur ndërmend për marrëveshje.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë punët, por një gjë është e qartë: në planin ekonomik Serbia është humbëse nga çdo tensionim, si ekonomia kryesore në rajon, ndaj edhe durimi në Beograd ka qenë kaq i madh. Edhe pse nga lufta Serbia është djegur njëherë dhe vështirë se do të preferonte të rimerrte armët për një zonë që gjeneron kriza inerte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.