Ata që urdhëruan vrasjen e Vuçiçit, ende të lirë dhe përtej rrezes së shërbimeve serbe
Arrestimet e disa ditëve më parë në Beograd e kanë shndërruar temën e një atentati të mundshëm ndaj presidentit Aleksander Vuçiç në një argument shtetëror. Kryeministrja Ana Brnabiç, ka deklaruar gjatë një interviste për TvPrva se në Serbi opinioni publik është manipuluar sipas saj nga media dhe analistë që janë tallur vazhdimisht me informacionet mbi një atentat ndaj Vuçiç. Por ajo ka shkuar edhe më tej kur ka deklaruar se mundësitë për të goditur pasi sipas saj organizatorët janë “përtej mundësive të shërbimeve tona shtetërore”.
Sërish, dua të falenderoj anëtarët e shërbimit tonë të sigurisë sepse ata bënë gjithçka për të mbrojtur jetën e presidentit tonë, Aleksander Vuçiç…Ne e dinim këtë, kemi folur për këtë, por nuk e kemi dëgjuar më qartë se tani. U jemi mirënjohës partnerëve tanë që punojnë me ne…
Dua ta nënvizoj. Ata që urdhëruan këtë vrasje janë ende të lirë, ata janë përtej mundësive të shërbimeve tonë shtetërore. Ata që duan të destabilizojnë Serbinë, kushdo që do ta shohë Serbinë të kthehet në të shkuarën, do të godasë së pari Aleksander Vuçiçin dhe për fat të keq ky është opsioni më i lirë për shumë nga ata që e duan Serbinë të jetë një vend i dobët
ka thënë ajo.
Pak ditë më parë, Vuçiç akuzoi Gjermaninë se po sponsorizon veprimet ilegale të autoritetev të Kosovës.
Add new comment