tentativa e vrasjes
Ata që urdhëruan vrasjen e Vuçiçit, ende të lirë dhe përtej rrezes së shërbimeve serbe
Arrestimet e disa ditëve më parë në Beograd e kanë shndërruar temën e një atentati të mundshëm ndaj presidentit Aleksander Vuçiç në një argument shtetëror. Kryeministrja Ana Brnabiç, ka deklaruar gjatë një interviste për TvPrva se në Serbi opinioni publik është manipuluar sipas saj nga media dhe analistë që janë tallur vazhdimisht me informacionet mbi një atentat ndaj Vuçiç.