Favoret e paligjshme ku janë dhe kur do kallëzohen penalisht?
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot Top-Channel se tenton të vendosë gjoba përmes lajmeve të stisura apo me karakter pezhorativ. Z. Rama ka sjellë një kërkesë-aplikim të kompanisë në fjalë përmes së cilës kërkohej financim prej 12 000 000 lekësh të reja për mbulimin e materialeve promocionale apo gazetareske për bujqësinë që po shkon shumë mirë.
Me të marrë një JO nga AZHBR-ja, Top-Channel ka ndërruar kurs dhe me lajmet e veta ka nisur sulmin për fondet që gllabërohen.
Për ata që mBrekullohen nga Topi dhe top-lajmet e top-programet, ky është një rast i mirë që të shohin se me çfarë kanë të bëjnë. Sesi Topi-Përputhet me suksesin në Kepin e Tundimeve ku kërkon vetëm para.
Mirëpo ditë më parë, z. Rama akuzoi se media në fjalë kërkon “FAVORE TË PALIGJSHME”. E vërteta është se aplikimi I Top-Media për çështjen në fjalë nuk duket të ketë diçka të paligjshme, ndonëse televizioni në fjalë mund të ketë kaluar nga refuzimi për financim në sulm mediatik me lajme që nuk qëndrojnë.
Në këtë kuptim zbardhja e një aplikimi nuk bind kaq shumë ndërkohë që PALIGJSHMËRIA që ka shkuar deri në veshin e kryeministrit, si akuzë do kallëzim. Dhe real. Megjithatë, z. Rama denoncoi një rast, për të cilin tashmë ka vetëm një duel mediatik me TCH, pasi televizioni në fjalë ka të gjithë të drejtën të pretendojë se të dyja gjërat nuk kanë lidhje dhe se stafi i atij televizioni ka bindjen fanatike dhe provat se bujqësia shkon për faqe të zezë. Dhe se e kuptoi këtë pas aplikimit në fjalë.
Shkeljet ku janë, shkeljet penale z. Rama?
s.zaimi
Comments
Per dreq arsyetimi eshte i
Per dreq arsyetimi eshte i drejte. Megjithese kryeministri in malafede mund ti qepej si me AMA-n ashtu edhe me horrat e tatimeve, por preferoi te zbuloje nje dokument. Nuk eshte etike per kryeministrin, por eshte e moralshme per Edi Ramen.
Add new comment