top-channel. edi rama
Favoret e paligjshme ku janë dhe kur do kallëzohen penalisht?
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot Top-Channel se tenton të vendosë gjoba përmes lajmeve të stisura apo me karakter pezhorativ. Z. Rama ka sjellë një kërkesë-aplikim të kompanisë në fjalë përmes së cilës kërkohej financim prej 12 000 000 lekësh të reja për mbulimin e materialeve promocionale apo gazetareske për bujqësinë që po shkon shumë mirë.
Me të marrë një JO nga AZHBR-ja, Top-Channel ka ndërruar kurs dhe me lajmet e veta ka nisur sulmin për fondet që gllabërohen.