Lajme bashkimi, analiza përçarjeje

Postuar në 27 Tetor, 2022 22:03

Deri më dje lexonim se Meta dhe Berisha kanë një konflikt mes tyre, se Berisha e injoroi, madje sabotoi protestën e kreut të PL-së në Sharrë. Madje madje, Meta po izolonte Berishën ca kohë. 

Sot, teza ka ndryshuar, sot opozita u bashkua por na u përça Partia Demokratike. Sipas analistëve të PS-së Sali Berisha braktisi Enkelejd Alibeajn dhe Agron Gjekmarkajn për Petrit Vasilin. Këtë të fundit e dimë si hyri në politikë, edhe në Parlament. Gjekmarkajn jo, edhe pse ky i fundit ka ndërruar qëndrime sa herë. Pra Berisha mori në qafë PD-në sapo u bashkua me Metën. 

Mundet të jetë edhe kështu. E thonë analistë rrace një gjë të tillë, të pavarur deri në bezdi. 

Puna është se edhe sikur të jetë kështu, Alibeaj dhe Gjekmarkaj, e kanë me detyrim që ose të dalin grupim më vete, ose të rrinë pasivë në planin elektoral, ose aleancën sërish e kanë me opozitën. Përndryshe ylberin e 17 majit nuk e kalon sërish ndonjë përfaqësues i së djathtës, pse në finale logjika, interesi, por edhe një minimum intuite e kërkon që kundërshtar të jetë vetëm një: Edi Rama. Përndryshe për çfarë politike po flasim?

Loja mediatike me përçarjen e PD-së është artificiale për dy arsye: së pari se ajo ka kohë që ekziston dhe ushqehet vetëm nga interesa të ambasadave dhe e dyta sepse ajo nuk po shoqërohet me ndonjë lloj histerie apo stigme mes palëve si ajo që kemi parë me kopenë socialiste në kohën e KPD-së. Sigurisht që ka lojëra, manovra, intriga e të gjitha me radhë, por ato janë pjesë e menusë politike.

Edhe i akuzuari i madh, Berisha po e ruan autoritetin e vet në mënyrë më demokratike sesa Edi Rama në PS. P.sh këta analistë dinë të na thonë pse u largua Arben Ahmetaj nga qeveria? Apo si u vu Erion Veliaj për të kandiduar? Apo këto po u thanë prishin unitetin? 

Kjo është një gazetari arkivi, nga ato të llojit më të keq. E vetmja që i ka hije pushtetit të sotshëm. Dhe atyre që e bëjnë në fakt.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Percarja ekziston...per interesa te ambasadave. Po vazhdoni te shkruani librin e xhaxhit ju me gjithe salen tuaj "Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine" volumi II. Nese e kam kuptuar qarte do vazhdojme te jemi fanar ndricues ne europe... ja sa ta mori saliu. E ca kemi per ti bo armiqve. Sa ta mori. Pastaj zgjoheni nga gjumi dhe rezultoni opozite. Duhet te jete shume frustruese per ju. Fat i keq ju ka ra me ket shalegjatin.

Submitted by redaksia on

Frustruese? Po pse, sikur jemi ne gare. Pastaj frustruese eshte per ata qe lepijne ate qe peshtyjne dhe ky shale Kishoti qe the ti, te lan tepsine per kete zanat. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lepijne,peshtyjne, shale kishot, lan tepsine... dhe thua pastaj sjemi ne gare? Ju jeni ne gare te gjithe kush ta poshteroje me shume kryeministrin. Dhe e sigurt eshte qe nuk e beni gratis, se edhe ju bukes buke i thoni. Jete miserabel keni vallahi.

Submitted by redaksia on

Nuk e poshterojne fjalet njeriun. Po ato qe ben. Dhe e nise ti muhabetin e shaleve. Pastaj ca jete kemi ne, tjeter kjo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.