Varr para shtëpisë së burrit që donte?!
Në qytetin veriperëndimor turk të Bursës është ndërtuar një varr përballë një shtëpie, akt ky që ka provokuar reagime.
Varri raportohet se i përket një vajze që ishte e dashuruar me burrin që jeton në atë shtëpi, një fabul kjo që ka shtuar kuriozitetin e njerëzve.
Çështja erdhi në vëmendje pas një person ngarkoi videon e varrit në mediat sociale, video e cila është parë me miliona herë. Mbi këtë legjendë dashurie ka shumë reagime.
Jam 55 vjeç, u linda në këtë lagjë. Nuk di asgjë rrethë kësaj legjende dashurie. Nuk e dimë kush është në varr. Në shtëpi jeton gjyshi im, 90 vjeç
thotë një qytetar i lagjes.
Legjenda thotë se vajza dhe djali duheshin, familjet nuk e lejonin martesën e tyre. E prekur nga ky refuzim, vajza u sëmur nga kanceri dhe mandej familjet lejuan martesën. E vërtetë apo jo, ky “varr i ashikut” në Turqi, është objekt turizmi.
Add new comment