ZDROMSIN nuk e duan as në PS, Bushati: Duhen provuar njerëz të rinj. Mund të shërbehet më mirë
Në një intervistë të dhënë ditë më parë në Report Tv, aktualisht e pamundur të gjendet në faqen e këtij teelvizioni, ish-deputeti i Partisë Socialiste, ish-kryetar i saj për Tiranën, Ervin Bushati, është shprehur kundër kandidimit të Erion Veliaj për Bashkinë e Kryeqytetit.
Nëse Rama ndjek zërin e arsyes për më të mirën e qytetarëve shqiptarë, do duhet të mendojë edhe më mirë për qytetarët. Që s’ka garë kjo dihet dhe e ka një mandat të sigurt. Do marrë 85% të popullatës, s’ka sfidë në këtë pikë. Duhen provuar edhe njerëz të rinj, edhe për kryeqytetin gjithashtu. Nuk duhet parë si trampolinë politike më bashkia, Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë.
Duhet këputur ky kordoni ombelikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër…Mund të shërbehet më mirë
ka deklaruar ai.
Kundërshtimi që Zdromsi të mos jetë më kandidat për Tiranën ka një arsyetim pozitiv brenda, sepse në thelb denoncon një filozofi pune në atë parti, e që përfaqësohet më së miri nga kryeministri Rama, i cili bën përherë diçka për të marrë tjetër gjë.
Erion Veliaj është aktualisht në kryqëzimin e krijuar mes ambicieve të veta dhe një identieti politik të huazuar nga mentori i tij të cilin po përpiqet ta dëbojë nga karrigia duke shtuar dozën e bindjes si e vetmja ofertë sigurie se ai nuk do të bëjë atë që bënë të tjerë.
Por duket se Zdromsin nuk e kanë shumë qejf edhe brenda radhëve të veta, ndërkohë që për ta ndihmuar, janë vënë në veprim hijenat dhe kërmat e medias që po kapen me një deklaratë naive të Belind Këlliçit, i përfofolur si kandidat i PD-së, që tha se nuk e kishte shok Veliajn se nuk ishte i ardhur në Tiranë. Një lapsus frojdian meqenëse në fakt kjo është kultura politike në kë vend ku të gjithë fshihen.
Add new comment