I akuzuari kryesor për sulmin mbi urën e Krimesë
Shërbimet sekrete ruse kanë deklaruar se janë në dijeni të autorëve që qëndrojnë pas sulmit mbi urën e Krimesë.
Organizatori i sulmit terrorist mbi urën e Krimesë është Drejtoria kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe lideri i saj, Kyrylo Budanov
thuhet në njoftimin e FSB-së ruse.
Shërbimi shton se ka ndaluar pesë persona me shtetësi ruse dhe tri me shtetësi ukrainase dhe armene në kuadër të hetimit që po kryhet për aktin në fjalë. Sipas hetimit, eksplozivi ishte kamufluar në 22 paleta, mbuluar me polietilen, me peshë 22.770 kg. Ai u kalua në muajin gusht nga Odesa në Ruse të Bullgarisë përmes Translogistik LLC UA dhe Baltek Capital SA.
Ngarkesa u vëzhgua në qarkullimin e vet nga një officer i Shërbimit ukrainas, që lëvizte nën emrin e rremë Ivan Ivanovich që përdorte një numër telefoni të një rezidenti të Kremenchuk. Shërbimi rus ka deklaruar më tej se hetimi po vazhdon dhe se të gjithë personat e përfshirë, edhe ata të huaj, do të përgjigjen sipas ligjit rus. Fakti që FSB ka vënë emrin e drejtuesit të shërbimit ukrainas, Kyrylo Budanov në listën e akuzës, paralajmëron për çdo lloj aksioni ndaj personit në fjalë.
Add new comment