Skanera dixhitalë për pasaportat në Rinas? Vetëm për pasaportat diplomatike
Në datën 5 gusht kryemimistri inauguroi skanerat e rinj dixhitalë në Rinas që sipas tij kontrollojnë automatikisht pasaportat. Fotoja këtu është nga njoftimi.
Në fakt skanerat janë për biletat dhe nuk është se ulin kohën e kontrollit edhe aq në një aeroport që edhe më parë shërbimin nuk e kishte keq. Por sërish shumë mirë.
Skanerat për pasaportat në të vërtetë janë vetëm për pasaportat diplomatike dhe janë gjithsej katër. Ato nuk njohin pasaportat e shërbmit p.sh çka në fakt nuk zgjidh punë fare pasi edhe më parë kontrolli i pasaportave të shërbimit dhe atyre diplomatike kanë patur pikë të dedikuar.
Tani është e kuptueshme që çdo punë e bërë të promovohet, por që një kryeministër të shkojë e mbajë fjalim për një shërbim që u ofrohet një pakice që kanë qenë tërë kohës të privilegjuar, kjo vështirë se ndodh gjetiu. Për më tepër që publiciteti thotë “pasaportat” dhe jo “diplomatike”. Po se mos e vë ujët njeri në zjarr për kaq.
Add new comment