Një Poloni e fortë dhe e pavarur nuk përkon me planet gjermano-ruse për sundimin e Europës
Lideri de facto polak, Jarosław Kaczyński ka dalë me qëndrime kundër Bashkimit Europian duke njoftuar se Polonia nuk do të bëjë më lëshime as në këmbim të 35 miliardë euro grante.
Kemi treguar maksimumin e vullnetit të mirë, por koncesionet nuk ka sjellë gjë. Qëkurse KE-ja nuk po përmbush detyrimet ndaj Polonisë në këtë zonë, ne nuk kemi arsye të përmbushim detyrimet ndaj BE-së
ka thënë ai.
Qëndrimi lidhet me kërkesat e Komisionit që Polonia të prapësojë disa ndryshime në sistemin gjyqësor që sipas Brukselit i vendosin gjykatësit nën kontroll politik. mbi këtë diskutim, Polonia rrezikon të gjobitet me 1 milionë euro në ditë nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së nëse nuk përmbushen detyrimet. Sipas politikani polak, Brukseli po tenton të minojë rendin kushtetues në Poloni duke shkuar madje deri aty sa të flasë për një projekt ruso-gjerman për sundimin në Europë.
Ne nuk përputhemi në planet gjermano-ruse për sundimin e Europës. Një Poloni e fortë ekonomikisht, shoqërisht dhe e pavarur është pengesë për ta
është shprehur ai.
Qëndrimeve të tij i është bashkuar edhe sekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, Krzysztof Sobolewski që ka përdorur ton luftarak.
Nëse KE-ja na shtyn drejt murit ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të nxjerrim të gjithë topat në arsenalin tonë dhe të hapim zjarr. Nuk përjashtojmë asnjë veprim
ka thënë ai duke shtuar se Varshava nuk ka ndërmend të largohet nga BE-ja.
Add new comment