Publikohen pjesë nga e-mailet hyrëse në adresën zyrtare elektronike të kryeministrit
Faqja homelandjustice.ru ka publikuar një masë të konsiderueshme të emaileve të kryeministrit Edi Rama, por duket vetëm mesazhet hyrëse. Pra jo ato që ka dërguar z. Rama palëve të treta. Në to ka një komunikim nga më të zakonshmit e deri te propozime të ndryshme. Materiali gjendet në faqen e rrjetit në Telegram. Në mënyrë ironike administratorët e faqes njjoftojnë se publikimi është bërë pas një sondazhi.
Duket se mes materialeve nuk ka ndonjë gjë kompromentuese, por është kompromentues vetë aksesimi i postës elektronike zyrtare. Faqja ka njoftuar se do të publikojë edhe komunikime ministrash dhe deputetësh, çka flet për shkallën e dëmit. Tani mbetet vetëm konfirmimi apo përgënjeshtrimi I kryeministrit mbi vërtetësinë e kësaj që publikohet.
Comments
E ke gabim SZ. posta e tij
E ke gabim SZ. posta e tij elektronike jep nje dritare te vogel se si qeveriset ne Shqiperi, dhe sa e dhimbshme eshte gjendja aty.
Kompani fantazma tek afrohen te bejne "investime" me ato pa emrin e TIGRIT ne dokumente (e qe ti kerkosh sot nuk egzistojne gjekundi, mgjse te thone qe jane 100 vjecare, ose jane ne ndonje vrime ne Brooklyn), foto te pafundme pjeshkash, sukseset e pjeshkave qeveritare (perfshi dhe Veliajn) tek amplifikohen, 20vjecare te mjera e pashprese qe dergojne CV me foto dhe theksojne perkatesine e tyre partiake para se gjithash, te mjere qe grinden me administraten me apo pa te drejte dhe e dine qe nuk kane per te shkuar gjekundi se ne ate vend nuk e gjen kurre te drejten, ankesa per padrejtesi te cdo lloji qe mendojne se do ua zgjidhe Zeusi dhe "bashkeqeverisja" nderkohe qe ata ju a kane krijuar kete menxyre, mesazhe elozhe qe behen screenshot per evidence suksesi, goca e cuna te rinj qe sapo kane mbaruar shkollen e vetafrohen per te bere gjithshka (Hi Dudi) vetem te futen ne grupin fitues superior te Rilindjes e duan te punojne perkrah Mjeshtrit (ngrihu prift te ulet hoxha) .... eshte shume e gjate lista.
Qershi mbi torte : kerkesa per anulim detyrimesh shteterore ligjore te vizembajtesve amerikane J1, qe thjesht kerkojne mos ja shohin me bojen atij vendi (ja dergojne qeverise sepse ju kane thene qe mund te kene sukses me pak lyerje rote, se qeverise nuk i behet vone gjithsesi). Emerime direkte ne ambasada per tju a bere me te mire jeten komunitetit shqiptar ne itali, pikerisht ate qe ja ka nxire jeten ketij komuniteti deri atehere (dhe kerkon ruajtjen e vendit te punes qe ka ne Rimini nderkohe qe i "sherben" atdheut.
Eshte thjesht depresuese .... po shume shume depresuese.
Ah ju kerkoni xhevahire te tjera nga ato qe ja bejne MUUUUUU ... po keta nuk jane budallej dhe ashtu si PD dine se ku, si dhe me ke te bejne ato xhevahiret qe ne i shohim perdite ne shqiperi ne fazen e fundit kur kane mare forme te prere : ate te vezullimit.
Arrrgghhhhh ....... sa mire qe nuk kam me te bej direkt me ate vend, nje oqean e tre shtetesi kaptuar e larg.
Add new comment