4 korriku përgjaket në Çikago
Festa amerikane e Pavarësisë është përgjakur kësaj radhe nga një episod i rëndë i ndodhur në një zonë periferike të pasur të Çikagos, Highland Park. Gjashtë të vdekur dhe 24 të plagosur, ky është bilanci i ngjarjes që dyshohet se është shkaktuar nga një person i moshës 18-20 vjeç.
Personi ka kryer qitje nga një çati vetëm pak ditë nga ngjarja e 24 majit në Texas ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësues.
“Reuters” raporton për një video celulari prej nga ku dëgjohen 30 të shtëna, pauzë, mandej 30 të shtëna të tjera.
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Joe Biden që ka urdhëruar autoritetet federale të japin mbështetje të plotë për gjetjen e vrasësit. Highland Park është një zonë me popullsi 30 000 banorë, nga të cilët 90% të bardhë, mes tyre, 1/3 hebrej.
Add new comment