Vuçiç me pushime në Shqipëri/Lëvizje simbolike në kuadër të Ballkanit të Hapur
Në takimin e fundit mes tre liderëve të Ballkanit të Hapur, z. Rama ia ka dalë të bindë presidentin serb Aleksander Vuçiç të vijë e të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije për "të Kripura", se ka qenë kryeministri shqiptar që e ka ngarë i pari bisedën në këtë drejtim, duke i shprehur Vuçiçit se “në kohën e komunizmit për mua ka qenë ëndërr të isha në Beograd, apo të shikoja Dalmacinë”.
Aty për aty, Vuçiç e ka ftuar kryeministrin shqiptar i cili ia ka kthyer se me ardhjen e tij në pushtet e kishte ndaluar pushimin jashtë vendit për ministrat.
“Atëherë duhet të vij unë”, - është shprehur Vuçiç.
“Pse jo, do ishte shumë bukur”,- ka replikuar Rama.
Sipas burimeve, z. Vuçiç do të jetë në Qerret dhe pastaj në Dhërmi në 10 ditëshin e parë të muajit gusht, në një lëvizje që përtej pushimeve ka brenda edhe mesazhin politik.
Add new comment