pushimet
Vuçiç me pushime në Shqipëri/Lëvizje simbolike në kuadër të Ballkanit të Hapur
Në takimin e fundit mes tre liderëve të Ballkanit të Hapur, z. Rama ia ka dalë të bindë presidentin serb Aleksander Vuçiç të vijë e të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije për "të Kripura", se ka qenë kryeministri shqiptar që e ka ngarë i pari bisedën në këtë drejtim, duke i shprehur Vuçiçit se “në kohën e komunizmit për mua ka qenë ëndërr të isha në Beograd, apo të shikoja Dalmacinë”.
Aty për aty, Vuçiç e ka ftuar kryeministrin shqiptar i cili ia ka kthyer se me ardhjen e tij në pushtet e kishte ndaluar pushimin jashtë vendit për ministrat.
Mbreti i Arabisë Saudite harxhon 100 mln $ për pushimet e verës në Marok
Mbreti Saudi Selman ka harxhuar 100 milionë dollar për pushimet e verës që i ka bërë në Marok. Ai u prit në aeroportin e Tangierit nga kryeministri Saadeddine Othmani për të vijuar mandej në pallatin e tij veror.
1000 njerëz shoqëronin mbretin Selman, ndërkohë që këshilltarët, ministrat dhe të afërmit u rregulluan në hotelet më luksoze të qytetit. Vizita e mbretit ishte një moment shumë i mirë për ekonominë lokale dhe sipas të dhënave vetëm shifra e harxuar parashikohet të zërë 1.5% të të ardhurave nga turistët e huaj.
Peripeci për të shkuar dhe për të pushuar në Durrës
Si çdo vit, u nisëm nga Amerika për të kaluar pushimet në plazhin e Durrësit, ku kemi blerë një apartament në katin e sipërm të një pallati, i cili ka një verandë të madhe ku ndien freskinë dhe aromën e detit si dhe sheh pamjen e bukur të tij. Nga Amerika, me më pak shpenzime, mund t'i kalosh pushimet në zonën e Karaibeve, apo në vetë Amerikën, ku ka plazhe të mrekullueshme e plot aktivitete zbavitës, por ne nostalgjinë e kemi për vendin dhe njerëzit tanë.