Greqia vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie në Egje
Greqia ka vendosur në gjendje gatishmërie forcat e armatosura në Egje. Mediat greke përmendin kërcënimet e zyrtarëve turq si shkak për marrjen e masave aktuale, ndërkohë që Athina zyrtare ka menduar të shmangë përplasjet retorike.
Sinjali më i qartë që është marrë në Athinë ka qenë ai i ministrit të Jashtëm, Mevlut Cvausoglu që kërkoi demilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe e cilësoi Greqinë një vend që nuk respekton fqinjët e vet.
Ai solli shembullin e Maqedonisë së Veriut, të cilën Greqia e detyroi të ndryshonte emrin si kusht për hyrjen në NATO.
Përplasjet me Greqinë vijnë ndërkohë që nga ShBA duket se kanë ndërmjetësuar një paqëtim të Ankarasë për hyrjen në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Comments
Akoma ne pritje
Ose si nuk thate nje fjale per viziten e sukseshme te ministrit te jashtem grek.
Ngaqe ishte e suksesshme sic
Ngaqe ishte e suksesshme sic e ke zbuluar ti.
Add new comment