Kosova aplikon për anëtarësim në KE. Vuçiç: Lojë e Perëndimit, do përgjigjemi me diplomaci
Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Mediat serbe citojnë presidentin Aleksandër Vuçiç sipas të cilit kërkesa është dorëzuar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Vuçiç tha se Prishtina shkeli një tjetër marrëveshje – Marrëveshjen e Uashingtonit
Na takon ne të mos biem pre e urrejtjes, por të japim një përgjigje të fortë dhe kam kërkuar një sesion të Këshillit Kombëtar Sigurisë për këtë gjë. Është e qartë se vendet kyçe në Perëndim po e udhëheqin këtë lojë, ne jemi një vend I vogël liridashës që mbron sovranitetin e vet, ne do të përpiqemi t’u kundërvihemi në një mënyrë paqësore dhe diplomatike
ka thënë Vuçiç.
Sipas tij, Prishtina zyrtare ka mbështetjen e 67-70% të mbështetjes në KE.
Add new comment