Dakord Berisha, por e imagjinon kush Lulzim Bashën, Alibeajn dhe Tabakun në fushatë?
Nëse lexon sot mediat e pavaruara pranë qeverisë, të bie në sy një gërshetim i shkrimeve raportuese me ato “analitike” për Kuvendin e PD-së së Sali Berishës. Një video që jep Berishën që rrëzohet, pasataj një shënim i mllefosur i Roland Bejkos që bën moral, më tej Frrok Çupi që dihet se çfarë do thotë për dekadën e ardhshme, Berisha që lëshon gjuhën e kështu me radhë. Është ai që mund ta quajmë raportimi stigmatizues që luan me marifetet e titujve, incidenteve, konteksteve, si e si për të karikaturizuar një zhvillim politik.
Kuvendi është real, njerëzit aty janë realë, pavarësisht në janë pak, apo shumë. Dokumentet që dalin që andej janë reale, pavarësisht sa forcë kanë. Ndaj raportimi duhet të prekë edhe këto gjëra sepse në fund të fundit, aktet janë shprehje e vendimeve të disa njerëzve, asgjë më shumë. Mediat në fjalë e dhanë me pompë takimin e Enkelejd Alibejat me një zyrtare amerikane duke vënë në dukje se SHBA zgjodhi kë PD njeh. Mirëpo kjo është budallallëk me brirë, sepse SHBA mund të zgjedhë kë të dojë, puna është se në fund do të detyrohet se ata nuk i voton kush.
Një fakt që konfirmon këtë është vetë përpjekja për të damkosur procesin politik të nisur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo edhe sepse është parehati e madhe për kryeministrin që rilindi Shqipërinë që në vitin 2 mijë e njëzet e ca të ketë përballë në fushatë elektorale, atë të cilin tha se e çoi në pension me 1 milionë shuplaka. Xhanëm, Berisha mundet edhe të shkojë në burg, bashkë me Ilir Metën e të lozin spathi në qeli. Kjo është objektivisht e mundshme, edhe pse këtë po e bënë vetëm shqiptarët nuk e bëjnë.
Por ne e imagjinojmë këtë. Ajo që nuk imagjinohet dot, as nga këtë zhgarravitësit "vullnetarë" është se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku janë realisht opsion për fushatë elektorale në atë vitin 2 mijë e 20 e ca. Ndaj balta është prova se ai që u rrëzua sot i ka shqetësuar të gjithë sidomos me aftësinë për t’u ringritur edhe në podiumin e Lajmit, aty ku Basha dhe tani edhe zyrtarët e SHBA nuk po qëndrojnë dot më. Ka një shpjegim kjo: asnjë popull, apo shoqëri, sado e kalbur të jetë nuk zgjedh palaçot. Kriminelët edhe po, palaçot jo. Ndaj t’i urojmë këta që shkruajnë, të vazhdojnë t’i bien matarasë se atë dinë të bëjnë.
s.zaimi
Add new comment