Moska, optimiste për negociatat në Stamboll: Kufizohen veprimet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv

Moska dhe Kievi zhvilluan sot një tjetër raund bisedimesh në Stamboll. Në përfundim të takimit ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit rus, tha se bisedimet ishin konstruktive.
Rusia bën të ditur, siç raporton Ria Novosti, se janë hedhur dy hapa të rëndësishëm gjatë bisedimeve: në sferën ushtarake - një reduktim drastik i aktivitetit ushtarak në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv dhe në sferën politike - mundësia e një takimi midis Putinit dhe Zelenskit njëkohësisht me nënshkrimin e traktatit të paqes nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve.
Diplomatët rusë dhe ukrainas u takuan sot në kryeqytetin turk, një lokacion i ri në përpjekjet e palëve për një zgjidhje diplomatike. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u parapriu këtyre bisedimeve me një thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se “duhet të presim rezultate solide”.
Add new comment