Inceneratorët, SPAK lëshon 9 urdhra arresti, mes të cilëve edhe për deputetin Alqi Bllako
Nëntë urdhra arresti janë lëshuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se operacioni i nisur mëngjesin e sotëm është në vijim, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuar nga SPAK, me synim prangosjen e të përfshirëve në shkelje.
Paraprakisht mësohet se mes të shënjestruarve nga SPAK janë zyrtarë dhe biznesmenë të ndryshëm të përfshirë në inceneratorin e Fierit.
Urdhër arresti është lëshuar për drejtorin e Albpetrol, Florian Muçaj, ish-administrator i kompanisë. Po kështu SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
Urdhrat e arrestit vijnë një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, i dërgoi një letër SPAK, ku i kërkoi që t'i shkohet hetimeve deri në fund.
Add new comment