“Pakica e zhurmshme” proteston sërish, Rama: Ky është turp kombëtar  

Postuar në 14 Mars, 2022 17:54

Kryeministri e nisi sot me pensionistët shpjegimin e Paketës së Rezistencës Sociale, duke kërkuar t’i jepet kohë situatës së krijuar në lindje të Europës, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

Edhe “Jelekët e verdhë” që janë protestuesit më të çmendur në botë, që e dogjën Parisin dhe e bënë shkrumb e hi, për shumë më pak nga sa janë rritur çmimet sot të karburantit apo të mallrave të tjera. Edhe “Jelekët e verdhë”, sot, nuk protestojnë sepse të gjithë protestuesit e botës i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat atje, se e dinë që vendi i tyre është futur në një luftë, pavarësisht se avionët nuk vijnë mbi kokat e tyre.

Në sheshin para Kryeministrisë sot po mbahet protesta e gjashtë radhazi kundër rritjes së çmimit të karburanteve, që ka ndikuar menjëherë në rritjen e çmimit të mallrave dhe shërbimeve bazë. Por Rama, protestën e qytetarëve, nuk e sheh të ndarë nga politika. Atë që para pak ditësh e emërtoi “pakicë të zhurmshme”, Rama e akuzoi për ndjekjen e një skenari të ngjashëm me atë që do të donte vetë Rusia.  

Sa për protestën, ajo është një turp kombëtar, i organizuar nga sharlatanë e delirantë që kujtojnë se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerëz nga nongratat e shpallur e të pashpallur, një amalgame qeniesh që atdheun e dinë shesh për të bërë përshesh, e që e bënë Shqipërinë të vetmit vend në botën demokratike, ku protestohet për çmimet që rriti lufta, tamam siç do t’i donte Kremlini të tëra sheshet e Europës sot, ku të tjerët protestojnë kundër luftës në Ukrainë, e jo për pasojat e para të saj mbi çmimet!

Comments

Submitted by g.o.n.e. (not verified) on

Rama si Ramiz Alia në 1990-ën me refugjatët e ambasadave: na turpëruan kombin, nuk janë populli shqiptar, në shërbim të rusëve.

Mbetet vetëm që Rama t'i quaj protestuesit "jashtëqitja e kombit"!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Turp Kombetar eshte PD PS LSI!
Prostituta Kombetare jane sala, edi e monalikja!
Garda e Turpit Kombetar jane:
Taulant Balla, i Qimi i Pekajve, Eliza, Lulja!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.