Putin vendos në gatishmëri luftarake forcat e parandalimit strategjik

Postuar në 27 Shkurt, 2022 16:01

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass, njofton se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar kalimin në gjendje gatishmërie të të forcave të parandalimit strategjik. 

Zyrtarët më të lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë bërë deklarata agresive kundër vendit tonë. Për këtë arsye, i kam  dhënë urdhër ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të vendosin gjendjen e gatishmërisë luftarake për forcat e parandalimit strategjik

është shprehur Putin në një takim me Sergey Shoigu dhe Valery Gerasimov.

Vendimi ka rëndësi sepse paralajmëron skenarin e një përplasjeje ushtarake në shkallë të gjerë përtej ushtrisë ukrainase pasi forcat në fjalë përfshijnë Forcat Strategjike Ofensive dhe ato Mbrojtëse që kanë në varësi Forcat  Strategjike Raketore të pajisura me raketa ndërkontinentale me mbushje bërthamore dhe armë të precizionit të lartë me rreze të gjatë veprimi.

Nuk është e qartë se për cilat arsye merret ky vendim ndërkohë që njoftohet se mes Ukrainës dhe Rusisë është rënë dakord të nisin negociatat. Duhet thënë se këto ditë në mediat perëndimore kanë dalë lajme që flasin për nisjen e furnizimeve me armë të Ukrainës dhe financim të saj, çka me gjasë flet për një investim në zgjatjen e konfliktit që nëse ndodh do të kthehet në problem strategjik kryesor për Kremlinin.

Në këtë kuadër urdhëri duket se sinjalizon një kërcënim direkt për të mos e transformuar konfliktin në një luftë madhore, edhe pse tashmë Ukraina ka çliruar një proces negative në Europë teksa p.sh edhe një vend i dedikuar për paqen si Gjermania ka njoftuar rritjen me 100 miliardë dollarë të shpenzimeve ushtarake. Po kështu, pak ditë më parë, Berlini ka bërë të ditur se do të lejonte kalimin e armëve drejt Ukrainës duke thyer një zotim të pas Luftës së Dytë Botërore për të mos eksportuar armë drejt zonave në konflikt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.