Komunale për Historinë

Postuar në 09 Shkurt, 2022 22:03

Parku i shtëpisë së pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike

Tani edhe monotonia e sintaksës e bën të panevojshëm prezantimin e autorit të statusit në fjalë. Shtëpia e pavarësisë në Vlorë do të jetë pjesë e aseteve turistike. 

Në parim është gjë e mirë të mirëmbash mjedise me rëndësi historike, por kjo ka vlerë kur historia njihet. Lidhur me këtë temë, disa ditë më parë Zamira Çavo, publikonte një opinion prej nga ku rezultonte kjo e dhënë

Pra një pjesë e madhe të rinjsh nuk e njohin Ismail Qemalin, të cilit sot po i bëjnë një park në Vlorë. 

Pak kohë më parë, kryeministri solli eshtrat e Mit’hat Frashërit, mbajti një fjalim që me siguri do hyjë në histori se edhe historia jonë e ka zakon që dijen ta bëjë pastërma, pati ca akuza për tradhëti. E kaq. E njeh kush Mit’hatin veç atyre që kanë interes historinë?

Më vonë kishim debatin e Teatrit që u prish. Zoti Rama thoshte se zhurma ishte e kotë sepse Shqipëria nuk vuan për godinën, por për cilësinë e artit. Dhe me këtë logjikë shkon e ndërton një teatër të ri 30 milionë euro!!!

Po ndërtohet një muze për Holokaustin. Qokë e pastër servilësh shqiptarë të padin e padinjitet, pa u kujtuar se di gjë kush për atë ngjarje apo jo. 

Po kinematë e rilindura në Tiranë të Edi Ramës i mbani mend? Sipër tyre pati pallate, flet kush për filmin në Shqipëri?

Të vetmet ndërtime me vlerë reale janë lungo-detet, lumenjtë dhe liqenet sepse aty kemi krijimin e komoditetit urban dhe jo dedikim historik. 

Ndaj edhe mjaftojnë këto shembuj për të vënë në dukje se z. Rama është ndërtues, ai është në biznesin e ndërtimit që prej  më shumë se 20 vitesh, edhe pse e mbulon këtë me ceremonial shtetëror dhe motive kulturore. 

Si kryeministër zotëria përgjigjet edhe për këtë nivel mjeran në shkolla, me të cilën mburret sërish me rikonstruksione. Sepse është deprimuese të shohësh rininë e një vendi që jo vetëm nuk di të orientohet në historinë e vendit të vet dhe të origjinës, por madje e quan humbje kohe e ca më keq, budallallëk të kesh disa njohuri për to. 

Historia e kërkon përkujtimin për të krijuar disa koordinata të riprodhimit të saj në imagjinarin publik, por ajo nuk mësohet në muze apo duke parë monumente. Qoftë kjo edhe për faktin se parqe si ky që njofton z. Rama shndërrohen lehtësisht në qendra pushimi, apo në biznesin e çlodhjes, për ta lënë Pavarësinë dhe Flamurin si dekor fotografish në grup. 

Po xhanëm edhe kaq duhet të jetë histori, pasi z. Rama nesër mund të mërmërisë krenar se Ismail Qemali shpalli pavarësinë e atë se njeh kush, kurse Edi bën lulishten e mbetet në kujtesë. Edhe në Facebook padyshim.

s.z

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume e sakte! Kembanat e alarmit kane kohe qe bien, por njerezit jane shurdhe e nuk i degjojne!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.