Nuk kemi ku tërhiqemi më, pas nesh është Moska
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedev ka deklaruar në mediat ruse se Rusia ka bërë maksimumin në tolerimin e ambicieve perëndimore në fushën e sigurisë.
Rusia ka ezauruar praktikisht kufijtë e tërheqjes në çështjen e garancive të sigurisë, nuk kemi ku tërhiqemi më, prapa është Moska. NATO po u afrohet kufijve të Rusisë dhe vijat e kuqe janë shumë afër. Përveç kësaj, Ukraina mund të mos hyjë në NATO, por në territorin e saj mund të vendosen armë nën rrogozin e marrëveshjeve dypalëshe. Rusia ka nevojë për garancitë e sigurisë për të eliminuar kërcënimet tashmë të formuara. Dhe ky dokument duhet të jetë i detyrueshëm. Askush nuk kërkon luftë, duhet të bëjmë gjithçka është e mundur që të mos ketë luftë, përfshirë edhe konfliktin mes Rusisë dhe NATO-s. Mundësia e vetme për të shmangur këtë është negociimi. E megjithatë ka shumë njerëz që spekulojnë për përshkallëzim të situatës, disa veprojnë kështu, sepse mendojnë përciptazi, disa - sepse ndjekin një linjë të caktuar politike. Tërheqja nga marrëveshjet e ndryshme për armatim mbetet gjithmonë një vendim i keq, por nëse SHBA-të nuk i japin Rusisë garanci sigurie, atëherë dialogu për zgjatjen e këtyre marrëveshjeve, përfshirë edhe atë START-3, do të jetë mjaft i vështirë
citohet Medvedev.
Ai ka përsëritur kështu një pikëpamje të vjetër dhe të njohur të Kremlinit që e sheh çdo përparim të fuqive perëndimore në Lindje, pavarësisht se vjen në suzanë e organizmave kolektivë, apo të sovranitetit të shteteve, si premisë për të izoluar e mandej margjinalizuar Rusinë. Është një debat që vijon prej shumë kohës dhe që është në themel të reaksioni militarist rus në Perëndim.
Add new comment