Mund të ketë francezët pro, por Jashtë i bëri kundër thuajse të gjithë

Postuar në 16 Janar, 2022 11:46

Ndjenjat anti-franceze janë fuqizuar shumë në dy muajt e fundit në Mali dhe arritën kulmin këtë javë, pasi blloku kryesor i Afrikës Perëndimore njoftoi sanksione të ashpra më 9 janar

Kështu shkruan France24, duke sjellë në vëmendje faktin se konteksti i zgjedhjeve presidenciale në Francë rrezikon të bartë edhe faturën e dështimeve të Macron në arenën ndërkombëtare.

Cila është arsyeja që Franca ndodhet në të njëjtën pozitë me SHBA në Irak apo Afganistan? Për ekspertin Antoine Glaser, dështimi buron nga ambiguiteti i Parisit.

Në opinionin tim, në Mali, Franca po paguan çmimin e ambiguitetit të vet. Pozicioni zyrtar i Ministrisë së Jashtme franceze është se nuk do të jetë më në krye të çështjeve të brendshme afriknaë dhe se i vetmi mision është lufta kundër xhihadizmit. Takimi i anulluar mes Emmanuel Macron dhe Assimi Goita në dhjetor ilustron këtë strategji. Lideri francez refuzoi të vinte vetëm dhe kërkoi të shoqërohej nga homologët e tij afrikanë, presidenti i Çadit, Mahamat Deby dhe ai i Ganës, Nana Afuko-Addo. Ai donte të tregonte se nuk ishte në ballë dhe donte të mbrohej duke u fshehur pas ECOWAS. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse takimi u anullua.

Sërish, kur vjen puna te Mali, për shkak të ndikimit të vet diplomatik, Franca është përherë në krye të të gjitha diskutimeve. Arsyeja është e thjeshtë: fuqia e saj ushtarake dhe prania në Afrikë janë baza e autoritetit të saj në skenën ndërkombëtare. Pa Afrikën, Franca dobësohet. Ajo është kështu e kapur në kurth në këtë akt ekuilibri mes interesave afrikane dhe atyre ndërkombëtare

është shprehur ai.

Komenti ka rëndësi sepse konfirmon edhe njëherë mospajtimin e madh mes qëndrimeve publike të presidentit francez Emmanuel Macron dhe akteve në terren. Për më tepër, ky është rasti tipik ku mobilizimin ushtarak jashtë vendit e menaxhon një politikan që u katapultua në krye të shtetit nga një sukses aksidental. Franca e Macron ka ditur vetëm një gjë ta bëjë mirë: të bëhet antipatike. Përpjekja e Macron së fundmi për të mbyllur çështjen afrikane, ka gjasa të mos funksionojë siç duhet.

Franca nuk do të marrë vendimin e tërheqjes së trupave përpara zgjedhjeve presidenciale, kur situata e sigurisë në vend është përkeqësuar më tej. Do të shmangë një shfaqje si ajo e Afganistanit me çdo çmim

shton eksperti, duke sqaruar këtu se llogaritë e një kandidati vlejnë në peshoren e vendimeve po aq sa vetë rëndësia strategjike e tyre.

Parisi ka luajtur edhe me sanksione në Sahel, duke bërë lojën e vet të vockël sipas stilit hollivudian të SHBA në mbarë botën. Sanksionet për Malin prekin fqinjët e tij si p.sh Senegalin që ka shkëmbime tregtare me të. Duke risjellë sërish pozitat amerikane për Francën që përmbi të gjitha as nuk është e qartë se çfarë lloj projekti ka. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.