Edhe pesë muaj për të shmangur një konflikt në Bosnje-Hercegovinë
Zjarri po përhapet sërish në Bosje-Hercegovinë. Arsyet e krizës politike janë të njohura qysh prej 30 vjetësh: e pavarur që nga 1992 njësoj si republikat e vjetra jugosllave, ky vend është preja e dy fqinjëve dominues, Serbisë dhe Kroacisë, që nuk e kanë hequr dorë nga ndarja e territorit të saj në emër të homogjenitetit etnik. Nëse Bosnja nuk do të ishte e kompozuar vetëm nga nacionalistët serbë dhe kroatë, çështja me gjasë do të ishte rregulluar prej kohësh; por ajo ka po ashtu edhe një komunitet të rëndësishëm boshnjakësh myslimanë dhe për më tepër, një numër të caktuar qytetarësh të të gjitha komuniteteve, si në Sarajevë, e të cilët besojnë ende në një vend multietnik.
Projekti serb që është në origjinë të krizës aktuale, i ngjan një përsëritjeje të tmerrshme të asaj që Bosnja përjetoi para tri dekadave. I zgjedhuri serb në presidencën tripalëshe të vendit, Milorad Dodik, njeriu i fortë i Republikës serbe – Srpska – një nga dy “entitetet” e vendit, me Federatën kroato-boshnjake – ka adoptuar më 10 dhjetor, përmes parlamentit të Banja Lukës rezuluta që implikonin një dalje nga institucionet boshnjake brenda një afati prej gjashtë muajsh, më 10 qershor. Ai kërcënon të rikrijojë institucione parlele boshnjako-serbe, veçanërisht një ushtri.
Projekti separatist i M. Dodik nuk është shumë i ndryshëm nga ai që realizoi paraardhësi i tij i hershëm, Radovan Karaxhiç, në fillim të viteve 1990, me krijimin e Republikës Srpska me mbështetjen e Serbisë. Në atë kohë kjo i kishte kushtuar Bonjës katër vjet luftë, rrethimin e Sarajevës, 100 mijë të vdekur dhe dy milionë refugjatë. Milorad Dodik mbrohet me vendosmëri se projekti i tij është paqësor. Drejtuesit boshnjako-serbë shfrytëzuan megjithatë të djelën e 9 janarit, përvjetorin e krijimit të republikës serbe – një celebrim ky vetë “antikushtetues” në Bosnje – për të nxjerrë në paradë në rrugët e Banja Lukës burra nën armë.
Tension i lartë
Festa e trishtë revizioniste, që zhvillohet këtu çdo vit, është shndërruar në një paradë paramilitare, ku përveç “forcave të policisë” boshnjako-serbe në aspektin ushtarak, është edhe prania e shënuar e një milicie ruse të Ujqërve të Natës, klubi i preferuar i motorristëve për mjeshtrin e Kremlinit. Ndër të tjera, kudo në Republikën Srpska dhe në Serbinë fqinje, janë zhvilluar parada ultranacionaliste dhe manifestimet islamofobike kanë ndezur disa qytete. Tensioni është i lartë. Milorad Dodik ka, veç mbështetjes së Serbisë, ndihmën e Kroacisë, e cila sheh një rast për t’i dhënë fund “entitetit” tjetër të vendit, Federatës kroato-boshnjake, dhe kështu bashkë me të edhe Bosnje-Hercegovinës si shtet. Ajo përfiton ndër të tjera nga mbështetja e fortë e Rusisë së Valdimir Putinit, të Kinës dhe brenda BE-së, të drejtuesve nacionalistë si ata të Hungarisë, Polonisë dhe Sllovenisë.
Mbeten pesë muaj për të shmangur një konflikt të ri. SHBA, kumbare të traktatit të paqes së vitit 1995, ka miratuar sanksione kundër Milorad Dodik, i cili nuk do t’ia dijë. BE-ja, që nga ajo kohë, mbikëqyrëse e marrëvëshjes së paqes, çuditërisht mungon për momentin. As Brukseli, as Parisi – që mban presidencën e BE-së deri në fund të qershorit – nuk duken se po kërkojnë të ndikojnë në këtë krizë, veçse të mbështeten te Beogradi dhe Zagrebi në kërkim të një “stabiliteti” pa kuptim. Numërimi mbrapsht vazhdon. Dhe në Bosnje, druhen se në çdo moment, një incident i dhunshëm do të ndezë një zjarr vdekjeprurës.
Editorial i "Le Monde"
Përkthimi" ResPublica
Add new comment