Protestat në Kazakistan, arrestohet nën akuzën e tradhëtisë ish-shefi i shërbimit sekret
Autoritetet kazake kanë arrestuar ish-shefin e shërbimit sekret – KNB - Karim Masimov nën akuzën e tradhëtisë.
Masimov, një ish-kryeministër dhe aleat i ish-liderit Nursultan Nazarbayev ishte shkarkuar nga detyra pak ditë më parë nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev për shkak të shpërthimit të protestave në vend.
Situata në kryeqytet paraqitet e tensionuar po autoritetet deklarojnë se ajo është nën kontroll. Presidenti Tokayev ka miratuar urdhërin për hapjen e zjarrit më shikim të parë duke adoptuar kështu një zgjidhje që duket se reflekton përvojën e deritanishme me protesta të tilla që nga Pranvera Arabe.
Formalisht protesta nisi për shkak të çmimeve të rritura të gazit, por duket se interpretimet e ndryshme shohin aty një lëvizje nga aktorë të huaj. Kjo ka sjellë ndërhyrjen e Moskës e cila ka dërguar trupa në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe.
Nga ana tjetër ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov ka deklaruar se ajo që po ndodh në Kazakistan është një përpjekje për të minuar sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi, skenar ky që është parë në disa vende së fundmi. Protesta ka prodhuar viktima nga të dy palët dhe pamjet e shpërndara ajo duket se ka qenë e ashpër dhe pa asnjë rezervim në përdorim force.
Add new comment