kazakistan
Kazakistan, draftligj për kufizimin e gjuhës ruse dhe promovimin e gjuhës kazake në publik
Autoritetet kazake kanë nisur veprimet ligjore për të kufizuar ndikimin dhe përdorimin e gjuhës ruse në media dhe mjedisin publik në favor të gjuhës kazake. Për këtë është propozuar një draftligj që parashikon ndarjen e përdorimit të detyruar të gjuhës në raportet 50% me 70%, ndonëse gjuha kazake njihet si zyrtare.
Protestat në Kazakistan, arrestohet nën akuzën e tradhëtisë ish-shefi i shërbimit sekret
Autoritetet kazake kanë arrestuar ish-shefin e shërbimit sekret – KNB - Karim Masimov nën akuzën e tradhëtisë.
Masimov, një ish-kryeministër dhe aleat i ish-liderit Nursultan Nazarbayev ishte shkarkuar nga detyra pak ditë më parë nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev për shkak të shpërthimit të protestave në vend.
Në gjurmët e skithëve përmes historisë së gjeneve
Skithët kanë qenë një përzierje kulturash që sunduan stepën euroaziatike, duke luajtur një rol të madh në historinë e kësaj pjese të kontinentit. Një studim i ri i botuar në “Science Advances” analizon të dhëna mbi të gjithë gjenomin për 111 individë të tillë, çka hedh më shumë dritë mbi origjinën, zhvillimin dhe rënien e skithëve të stepës.
Autoritetet kineze raportojnë për një "virus më vdekjeprurës" se CoVid-19 në Kazakistan
Mediat kineze raportojnë se në Kazakistan është konstatuar një virus i ri më vdekjeprurës se CoVid-19 i cili ende nuk është saktësuar se çfarë është. Ambasada kineze në Kazakistan raporton për një “pneumoni të panjohur” me raste në rritje që nga muaji qershor.
Shkalla e vdekjeve e kësaj sëmundjeje është shumë më e lartë sesa ajo e koronavirusit. Departamentet shëndetësore po kryejnë kërkime krahasuese mbi virusin e pneumonisë, por duihet ende ta identifikojnë atë
Territori i "plagosur" i Kazakistanit. Aty ku shpërthimi atomik nuk dëgjohet prej 25 vitesh
Nadav Kander, fotograf ka realizuar disa fotografi në Kazakistan, aty ku Bashkimi Sovjetik testonte armët e veta bërthamore. Kurchatov ishte qendra operative e programit, Poligoni ishte qendra e shpërthimit, kurse Priozersk, qendra administrative për kërkimet bërthamore, qëndron edhe sot e mbyllur. Në këto pika janë realizuar edhe fotografitë. Disa prej tyre, përcjellë nga National Geographic:
Strukutrat misterioze në Kazakistan. NASA publikon fotot me synim nxitjen e studimeve
NASA ka publikuar së fundmi disa foto satelitore nga një rajon në Kazakistan. Në foto, të marra nga 430 milje lartësi, shihet ajo që në sipërfaqe nuk mund të dallohet: struktura prej guri që paraqesin modele gjeometrike. Katrorë, svastika, kryqe etj., duken qartë në tokë dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është se në Kazakistan ndodhet një rast analog me atë në Peru. Në vitin 2007 imazhet u publikuan të marra nga Google Earth dhe spekullimet nuk pushuan. Shumëkush dyshoi për një mashtrim, por imazhet duken qartë.
Misteri, 60.000 antilopa ngordhin brenda 4 ditësh
Në maj 2015, gati gjysma e të gjithë tufës me saigas, një lloj antilopë që endet në stepat e Kazakistanit dhe që ishin të rrezikuara në mënyrë kritike, ngordhën. Pikërisht kjo mbetet ende një mister. Kur ekologjisti Steffen Zuther, koordinatori ndërkombëtar i një projekti për mbrojtjen e faunës, si dhe kolegët e tij mbërritën në Kazakistan Qendror për të monitoruar pjelljen e një tufe saigas, veterinerët e zonës kishin raportuar tashmë për kafshët e ngordhura në terren.