Ky vend nuk ka nevojë për ekspertizë, por për projekt të ri politik

Postuar në 27 Dhjetor, 2021 12:04

Në një aktivitet ku ka marrë pjesë shoqëria civile, prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka folur për nevojën e afrimit të ekspertëve shqiptarë që banojnë jashtë në vendin tonë. Idenë e Qendros e kanë përkrahuar edhe pjesëmarrës të tjerë, duke ilustruar kështu se politika mban gjallë rituale retorike për tema që nuk kanë kuptim. Ne mund të pyesim që tani: për cilën arsye një shqiptar që investon energji, para dhe kohë të shkollohet jashtë vendit, do të donte të vinte sërish këtu? Të bëhej koleg apo vartës me njerëz që kanë përfituar diploma siç përfitohen këtu?

Por përtej kësaj pyetjeje që mund të ketë edhe element paragjykues: cili njeri që investon për të ardhmen do të donte ta lidhte atë me një vend që drejtohet nga krimi? Në një vend që të mëson vetëm sesi të korruptosh dhe korruptohesh?

Plani për të ashtuquajturin thithjen e trurit, apo lojërat me studentë ekselentë janë lëvizje në boshllëk për sa kohë që vetë Shqipëria politike, ekonomike dhe sociale nuk ka asnjë mundësi të ndërrojë kurs nga ekonomia e strukturuar nga krimi. Nuk i duhen kujt ekspertë për kullla e bujtina, as për koncesione portesh dhe aeroportesh, as për zhvillim zonash ushtarake që merren me një euro. Sepse projektet blihen dhe porositen, zhvillmi i tyre po ashtu.

Ekspertët shqiptarë që jetojnë jashtë po kërkohen vetëm si dekori i një politike për të cilën sot i erdhi radha edhe dikujt si Afrim Qendro të flasë, i cili ka qenë në krye të një prej agjencive apo autoriteteve më të përfolura në Shqipëri. I vetmi kontribut që mund të japin ata që punojnë dhe janë shkolluar jashtë është një projekt politik i ri, jo ekspertizë. Sepse vetëm suksesi i një projekti të ri politik, mundet sadopak të hapte rrugë për të imponuar ndryshime në këtë vend, të cilat nuk mundet kurrsesi të vijnë pa forcë, ndryshim mentaliteti dhe Pranga. Të tjerat janë llogje.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eksperte si ai kirurgu qe iu gjeten 500 mije euro cash. Thjesht njerez me integritet. Te tjerat i kemi gati nga bota, nuk do shpikim rroten. Dhe te thuash qe ky projekti politik eshte i gabuar dhe duhet nje i ri, duket sikur kerkohet te amnistohen keta qe kane ndjekur projektin e gabuar politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.