Papa, Bartolomeu dhe vullneti i mirë

Postuar në 05 Dhjetor, 2021 13:50
Nikos Konstandaras

 

Fakti që Françesku është vetëm i dyti në listën e papëve që kanë vizituar Athinën, pas Gjon Palit II në 2001, tregon kompleksitetin e marrëdhënieve dhe thellësinë e ndarjes që ndodhi midis dy kishave në vitin 1054.

Dialogu i nisur nga Patriarku Athenagoras dhe Papa Pali VI në vitin 1964 ende ngjall armiqësi në seksione të klerit, manastireve dhe shoqërisë greke. Këtë armiqësi e trashëgoi Patriarku Bartolomeu, i cili ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis dy kishave gjatë 30 viteve që ai ka qenë në Fronin Ekumenik.

Në një deklaratë që bëri përpara se të nisej nga Italia për në Qipro dhe Greqi të enjten, Françesku shprehu nevojën për lidhje më të forta dhe ndërgjegjësimin e tij për realitetin. “Ky do të jetë një udhëtim i bukur, por do të prekim edhe disa plagë”, tha ai, duke mos dhënë detaje. Megjithatë, ndjeshmëria e tij ndaj gjendjes së vështirë të refugjatëve dhe emigrantëve bën që ai të kritikojë trajtimin e emigrantëve që kërkojnë azil në Evropë. Ai përmend gjithashtu tensionet e rritura në Mesdheun Lindor. Me të mbërritur në Qipro, ai foli për "traumën e tmerrshme" që ishulli "ka pësuar në dekadat e fundit".

Vizita e Papës, takimet e tij me liderët politikë dhe kishtarë, me anëtarët e komuniteteve katolike vendase dhe emigrante, do të ndihmojnë në forcimin diplomatik të Greqisë.

Në vizitën e tij të fundit në Greqi, Bartolomeu zgjodhi të fliste gjerësisht për trashëgiminë e Athenagoras, duke theksuar nevojën për dialog dhe unitet. Athenagora, tha ai, “bëri ndryshime të mëdha, hapi horizonte të reja në jetën dhe historinë e Patriarkanës Ekumenike, negocioi lidhjet me katolikët dhe protestantët, me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në mbarë botën dhe na la me një trashëgimi e rëndë, por e çmuar.”

Është ky “vullnet i mirë” me të cilin ndërtohet e ardhmja. E përbashkët për të gjithë njerëzimin, kjo vlerë kapërcen obsesionet teologjike dhe shëron plagët historike.

Shkrimi është botuar në Kathimerini

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.