Kamerave nuk do të mund t’u fshihet askush
Inxhinierët në Universitetin Northwestern kanë krijuar një kamera të fuqishme, që mund të shohë përmes objekteve të forta dhe të errëta si mjegulla, qoshet, madje edhe mishi dhe kocka e njeriut. Mund të duket produkt i fantashkencës, por kamera është ndërtuar mbi një sistem kapjeje të dritës të quajtur "holografi sintetike me gjatësi vale".
Pajisja funksionon duke shpërndarë dritën lazer mbi objekte të fshehura, drita më pak kthehet në kamera, ku inteligjenca artificiale rindërton sinjalet për të treguar objektin e fshehur.
Rezultatet e kërkimeve që çuan në këtë arritje janë botuar në “Nature”. Meqenëse metoda e holografisë i lejon shkencëtarët të shohin objekte me lëvizje të shpejtë si makinat, apo edhe zemra që rreh në gjoksin e një personi, ajo mund të përdoret në sistemet e navigimit për paralajmërim të hershëm për makinat ose për imazhe mjekësore jo-invazive.
Florian Willomitzer, asistent profesor në Shkollën e Inxhinierisë McCormick dhe autori kryesor i studimit, thotë se kamera e re "mund të aplikohet në valët e radios për eksplorimin e hapësirës ose imazhe akustike nënujore".
Teknologjia është ende në fazën e saj të prototipit. Megjithatë, rezultatet e hershme janë premtuese – dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve me makinë në të ardhmen, pasi automjetet autonome sa vijnë e shtohen.
Megjithatë, njësoj si aspekte të tjera të avancimit të teknologjisë, si p.sh. ajo e njohjes së fytyrës, edhe kamera e re pritet të hapë debate në raport me privatësinë e individit.
Add new comment