Jep dorëheqjen kancelari i Austrisë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, jep droëheqjen. Kurz tha sot se i ka kërkuar presidentit të caktojë një kryeministër të ri. Largimin nga kreu i qeverisë, Kurz e ka motivuar me ngërçin politik dhe kundërshtimin e ashpër nga opozita.
Siç raporton Bloomberg, në postin e tij është propozuar ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.
Më shumë sesa konflikti politik, duket se pas dorëheqjes së Kurz është një hetim i hapur ndaj tij së fundmi. Tre ditë më parë, Reuters raportoi për disa kontrolle të kryera në Kancelarinë austriake, Ministrinë e Financave dhe zyrat e partisë së Kurz.
Pas kontrolleve prokurorët antikorrupsion njoftuan se ndaj Kurz ka nisur një hetim mbi dyshimin për ryshfet.
Kurz dhe Partia e tij Popullore (OVP) e hodhën poshtë hetimin si të motivuar politikisht.
Dyshimi në këtë hetim është se, duke filluar në vitin 2016 kur Kurz ishte ministër i jashtëm dhe kërkonte të bëhej udhëheqës partie, dhe më vonë kur u bë kancelar, Ministria e Financave e drejtuar nga konservatorët pagoi reklamat në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe politikës editorial në favor të tij.
Comments
Pyetni dike ne Shqiperi:
Pyetni dike ne Shqiperi:
Edhe sa kohe do te presim ende qe politikanet shqiptare te kene kurajo te amputojne karrigen nga prapanica e tyre e te behen me ne fund burra shteti e te perballen me akuzat per tjetersimin e votes ne zgjedhjet e fundit qe jane ngritur nga populli, Opozita, Institucioni Presidencial, organizatat kompetente internationale, mediat nacionale e Internacionale, diaspora, e vendet aleate te Shqiperise.
Refuzimi i dates si edhe hapjes te bisedimeve paraprake per antaresim ne EU ka te beje direkt me qendrimet e veprimet e ketyre "dashnoreve te pushtetit te pakufizuar" deri ne fund te diteve te tyre.
Keto vlera nese mund ti quajme te tilla, me sens negativ, nuk i perkasin aspak destinacionit qe synohet te arrihet nga vendet e ballkanit perendimor.
Por mos harroni o "dashnore te pushtetit te pakufizuar" ne shqiperi kane ardhur kohe te tjera e kohe me te mira po vijne.
Ky nuk eshte ndonje kercenim. Jo, jo e keni kuptuar komplet gabim. Ky eshte nje premtim..........
Add new comment