Von der Leyen, sërish nën "lupë" për mesazhet me CEO-n e Pfizerit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të mesazheve të shkëmbyera me CEO-n e kompanisë farmaceutike Pfizer.
Avokati i Popullit për BE-në, Emily O'Reilly, ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me këto mesazhe, pasi “New York Times” raportoi në prill për bisedat me zë dhe me mesazhe që von der Leyen kishte pasur me shefin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla.
Por kërkesa Ombudsmanit europian ka mbetur pa përgjigje. Komisioni tha se nuk disponon asnjë regjistrim të mesazheve apo telefonatave, me argumentin se sidomos mesazhet janë "jetëshkurtër" dhe në parim përjashtohen nga mbajtja në regjistra, raporton Politico.eu.
Tani Ombudsmani mund të paraqesë një ankesë në lidhje me refuzimin e komisionit për akses.
Lëvizja vjen në një kohë kur në disa kryeqytete të BE-së ëshët hapur debati nëse ka llogaridhënie të mjaftueshme për përdorimin e mesazheve me tekst nga zyrtarë të lartë dhe politikanë gjatë punës. Për Von der Leyen, kjo nuk është hera e parë. Në vitin 2019, ajo e gjeti veten në qendër të kritikave pasi një telefoni celular që konsiderohej dëshmi kyçe në një skandal kontraktimi në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, të cilën ajo e drejtontenë atë, iu fshi e gjithë memoria.
Add new comment