Biden firmos urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve për 11 shtatorin 2001

Postuar në 05 Shtator, 2021 11:06

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka firmosur së fundmi një urdhër ekzekutiv drejtuar Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera qeveritare për rishikimin e dokumenteve hetimore të FBI-së për 11 shtatorin, me synim deklasifikimin e tyre. Urdhëri i Biden detyron Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland të deklasifikojë dokumentet brenda një periudhe gjashtë mujore.

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhimbjen e pafundme të familjeve dhe të dashurve të 2 977 viktimave të pafajshme që u vranë gjatë sulmit më të keq terrorist të historisë së Amerikës

është shprehur Biden.

Presidenti duket se u detyrua njëfarësoj të firmosë urdhërin pasi 1 800 qytetarë amerikanë të prekur drejtpërdrejt nga sulmet terroriste lëshuan një deklaratë këtë javë përmes së cilës shprehën kundërshtimin e tyre për pjesëmarrjen e Biden në çdo ceremoni përkujtimore gjatë këtij viti, nëse ai nuk mbante premtimin për deklasifikimin e dokumenteve. Ata besojnë se hetimet kanë provuar një lidhje mes liderëve sauditë dhe ngjarjeve të 11 shtatorit, ndërkohë që ndaj Arabisë Saudite ka disa padi që nga viti 2017.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.