urdheri ekzekutiv
Biden firmos urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve për 11 shtatorin 2001
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka firmosur së fundmi një urdhër ekzekutiv drejtuar Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera qeveritare për rishikimin e dokumenteve hetimore të FBI-së për 11 shtatorin, me synim deklasifikimin e tyre. Urdhëri i Biden detyron Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland të deklasifikojë dokumentet brenda një periudhe gjashtë mujore.
Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhimbjen e pafundme të familjeve dhe të dashurve të 2 977 viktimave të pafajshme që u vranë gjatë sulmit më të keq terrorist të historisë së Amerikës
Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon. Trump zgjat me një vit urdhërin ekzekutiv të vitit 2001
Shtëpia e Bardhë ka publikuar dy ditë më parë atë që mund të konsiderohet qëndrimi i parë zyrtar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor. Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë situata në rajonin tonë përshkruhet në kuptim të termave që rrjedhin nga Urdhri Ekzekutiv nr. 13219 i 26 qershorit 2001, çka do të thotë situatë që përfaqëson kërcënime të pazakonshme dhe të jashtëzakonshme për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe politikës së saj të jashtme. Për këtë arsye administrata Trump ka vendosur që
Trump mban fjalën, firmos tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Paqësorit
Donald Trump është njeri i fjalës, siç kishte premtuar në fushatë ai ka firmosur tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Partneritetit të vendeve të Paqësorit, e nënshkruar më 4 shkurt 2016. Shtatë vjet negociim për një marrëveshje ku nuk mori pjesë Kina, u bënë sot nul bashkë me 30 kapituj që rregullonin tregëtinë, kushtet e punës, të mjedisit, vendosnin tarifa të ulëta tregëtare ose i hiqnin fare ato mes vendeve firmëtare. Pasi firmosi presidenti amerikan Donald Trump tha se ky ishte një akt që shkonte në dobi të punëtorëve amerikanë.