Spanja vetëofrohet si pikë hyrëse për afganët që do strehohen në Europë

Postuar në 21 Gusht, 2021 22:06

Spanja është vetëofruar për t’u bërë pika hyrëse e afganëve që ikin nga regjimi i talebanëve. Më pas ata do të shpërndahen në vende të tjera të BE-së, nën premtimin dhe presionin e Gjermanisë për të marrë pjesë në procesin e evakuuimit. Të enjten një avion me 36 afganë në bord zbriti në Madrid, duke hapur rrugën për një korridor kalimi. 

Spanja është porti hyrës. Ne i presim ata për pak ditë dhe nga këtu do të shpërndahen në vende të ndryshme të BE-së

është shprehur ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares. Konkretisht këta të 36 do të shpërndahen në Danimarkë, Gjermani, Poloni dhe Lituani. 

Nuk dihet numri i saktë i afganëve që mund të lënë vendin, por aktualisht UNHCR raporton për të paktën 120 mijë që kanë lënë zonat rurale të Kabulit.

Fjala është për gazetarë, staf pranë trupave perëndimore, aktivistë të shoqërisë civile etj. Për momentin nuk duket se në horizont ka një valë emigrimi si ajo e sirianëve. 

Lidhur me ofertën ballkanike për afgantë, “The Guardian”, citon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të jetë shprehur se vendi i tij do të preë 450 afganë, ndërkohë që po sipas kësaj medieje afganët që do të qëndrojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të presin vizë nga ShBA dhe mandej do të largohen. 

Janë hollësi administrative të cilat qeveria shqiptare nuk preferon t’i ndajë me qytetarët e vet ndoshta sepse mjegulla e debatit për këtë çështje i intereson kryeministrit që ekziston dhe afirmohet te gabimet e stisura prej tij, te këto çikërrima dhe yçkla të cilat ai i trajton si sekret shtetëror apo gjëra për njerëzit e rritur, përherë me idenë fikse se Shqipëria është një plaçkë e tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.