evakuuimi
Spanja vetëofrohet si pikë hyrëse për afganët që do strehohen në Europë
Spanja është vetëofruar për t’u bërë pika hyrëse e afganëve që ikin nga regjimi i talebanëve. Më pas ata do të shpërndahen në vende të tjera të BE-së, nën premtimin dhe presionin e Gjermanisë për të marrë pjesë në procesin e evakuuimit. Të enjten një avion me 36 afganë në bord zbriti në Madrid, duke hapur rrugën për një korridor kalimi.
Spanja është porti hyrës. Ne i presim ata për pak ditë dhe nga këtu do të shpërndahen në vende të ndryshme të BE-së