Qirio: Nëse bizneset kanë manipuluar të dhënat për ndotjen, mbyllje aktiviteti ose ndjekje penale

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:33

Ndotja e ajrit nga fabrikat e Albkrome dhe impianteve të tjera në zonën industriale në Elbasan arrin deri në 7-fish mbi normën. Për drejtorin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirio, kur ka indicie kaq shqetësuese, institucionet duhet të kryejnë inspektime në terren. Në studion e lajmeve të MCN TV, Qirio tha se pikave të nxehta si Elbasani u duhet dhënë prioritet.

Problemet e ndotjes së mjedisit janë të mëdha në të gjithë vendin. Por në raste të tilla kur ka indicie për shkarkime tej normave të lejuara në lejen mjedisore të operatorëve të ndryshëm, institucionet duhet të kryejnë inspektimin në terren. Ky është i vetmi akt që duhej ndërmarrë kur një situatë e tillë referohet për cdo operator. Sipas raportit për vitin 2020, ka një pikë të raportuar për Elbasanin për një stacion përpara godinës së qarkut. Nuk referohet ndonjë matje tjetër. Raporti është dokument i dalë rishtasi. Fakti që nuk ka pasur asnjë inspetkim të referuar nga Inspektorati i Mjedisit tregon se ka mungesë të dhënash për situatën e ndotjes në Elbasan. Nuk është e drejtë që për pika të dobëta si Elbasani, të mos i jepet prioritet sa i takon ndotjes së ajrit.

Qirio thotë se në rast të manipulimit të të dhënave për ndotjen, kostoja për biznesin që e shkakton mund të jetë shumë e madhe.

Ligji që zbatohet në Shqipëri bazohet në vetëdeklarimin e shkarkimeve. Mund të ketë vend për abuzime, por duhet të kemi edhe logjikën që një biznes serioz nuk mund të bëjë manipulim të të dhënave sepse kostoja deri në mbylljen dhe ndjekjen e tij penale mund të jetë shumë e madhe. Në një vend europian askush nuk mund ta çonte në mendje se mund të manipulohen të dhënat. Nëse ai ka ndodhur të manipulojë të dhënat dhe nuk është inspektuar, kjo i hap rrugë abuzimeve. Pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kemi regjistrin ku kontribuuesit më të mëdhenj të shakrkimeve raportojnë shkarkimet e tyre.  Kodi Penal është plotësuar dhe është shtuar numri i neneve që e quajnë vepër penale shkarkimin mbi një nivel të caktuar.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.