Zyrtarët japonezë paralajmërojnë për një sulm ruso-kinez mbi Havain

Postuar në 01 Korrik, 2021 14:50

Zyrtarë të ministrisë japoneze të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se Kina dhe Rusia mund të jenë duke planifikuar një sulm ushtarak mbi Havain, përveçse kanë në vëmendje Tajvanin.

Ne duhet të tregojmë frenim ndaj Kinës dhe jo vetëm, por edhe ndaj rusëve për shkak se siç ju thashë, ata po kryejnë stërvitje së bashku…70 vjet më parë ne sulmuam Pearl Harbor, por tani SHBA dhe Japonia janë aleatë shumë të mirë…Nuk dua të sjell në vëmendje sulmin e 70 viteve më parë, por ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj stërvitjeve ushtarake të rusëve. Ato po realizohen në pjesën perëndimore të saj, Honolulu, dua të them në Havai

është shprehur sekretari i Shtetit për Mbrojtjen, Yasuhide Nakayama.

Sipas tij Kina dhe Rusia po bashkëpunojnë fillimisht për të dhënë një goditje të madhe në Tajvan, një ishull që pretendohet nga Kina.

Ne duhet ta mbrojmë Tajvanin si një vend demokratik

ka shtuar ai, një përshkrim që ka sjellë reagimin e palës kineze.

Ministria e Jashtme e Kinës ka protestuar nga përshkrimit të Tajvanit si një “vend” duke insinuuar se Tokio po përpiqet të portretizojë Kinën si rrezik për rendin ndërkombëtar në funksion të fuqizimit të kapaciteteve të veta ushtarake.

Comments

Submitted by hahaha (not verified) on

e jo keta e dine shume mire si sulmohet hawai se kane experience.
tamam letra ne ere ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.